Refuzoi Milanin për t’iu bashkuar Monacos, tani vjen rrëfim deshprues i Cesc Fabregas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Refuzoi Milanin për t’iu bashkuar Monacos, tani vjen rrëfim deshprues i Cesc Fabregas

09:32 | 29 Janar 2019

Refuzoi Milanin për t’iu bashkuar ekipit nga Franca, Moancos.

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka thënë se prezenca e ish-bashkëlojtarit të tij, Thierry Henrys, bëri që ai ta pranonte ofertën e Monacos për t’u transferuar atje. Megjithatë, vetëm dy javë më vonë, klubi e shkarkoi Henrys nga pozita e trajnerit.

Fabregasi nënshkroi kontratë trevjeçare e gjysmë me klubin francez më 11 janar, pasi që trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, preferonte të luante me lojtarë të tjerë në mesfushë, transmeton Gazeta Express.

Përkundër që Henry ishte njëra ndër arsyet kryesore pse Fabregasi e pranoi ofertën e Monacos, ai pati mundësi të luajë vetëm për tri ndeshje nën drejtimin e francezit, pasi që ai tani është larguar nga klubi.

Henry fillimisht u suspendua nga Monaco të enjten e javës së kaluar, para se të konfirmohej shkarkimi i tij vetëm 24 orë më vonë. Leonardo Jardim, i cili u shkarkua nga kjo pozitë në tetor, kur në vend të tij erdhi Henry, tani është kthyer në karrigen e trajnerit.

“Nuk do të gënjej, njëra ndër arsyet kryesore pse e pranova ofertën për transferim në Monaco ishte pasi që Thierry më telefonoi. Ai dëshironte që unë të luaj në çdo minutë të çdo ndeshjeje”, ka thënë Fabregas, i cili luajti në Arsenal bashkë me Henryn gjatë viteve 2003-2011.

“Jam i mërzitur për të sepse mendoj me të vërtet se ai do të bëhet një trajner i nivelit të lartë. Jam i sigurt për këtë gjë. Futbolli nuk pret dhe ndoshta ky nuk ishte momenti i duhur ose ai nuk pati kohë t’i realizojë planet e tij. Kështu e ka jeta, gjëra të tilla ndodhin”.

Pritjet për Henryn kishin qenë mjaft të mëdha pasi që ai u largua nga pozita e ndihmëstrajnerit të ekipit kombëtar të Belgjikës për ta pranuar këtë pozitë. Ai për herë të parë e mori pozitën e trajnerit në tetor të vitit të kaluar, kur u bë trajner i Monacos.

Megjithatë, ai nuk arriti t’i plotësojë kushtet që kishin vënë drejtorët e klubit për të, pasi që i fitoi vetëm pesë nga 20 ndeshje e zhvilluara dhe nuk arriti ta largojë klubin nga zona e rrezikut për të rënë nga liga.

Komento: