Refuzoi pensionin, infermieres 84-vjeçare ia merr jetën koronavirusi

23:58 | 20 April 2020

Infermierja e moshës 84 vjeҫare ka vdekur nga koronavirus.

Një infermiere 84-vjeçare nga Britania e Madhe nuk ka pranuar të dalë në pension, duke qëndruar në krye të detyrë edhe përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Kjo gjë rezultoi fatale për të, pasi rënia në kontakt me virusin i mori jetën.

Ajo vdiq të dielën në një spital në Sëindon. 84-vjeçarja punoi në Spitalin e Komunitetit Witney, Oxfordshire.

Familjarët e saj thanë se ajo kishte përjetuar simptoma të rënda, para se të shtrohej në spital.

Komento: