Refuzoi shumë skuadra të mëdha për Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Refuzoi shumë skuadra të mëdha për Milanin

16:59 | 28 Janar 2019

Agjenti i Davide Calabrias, Gianni Vitali foli Milannews.it për klientin e tij dhe ndeshjen mes Napoli dhe AC Milan gjatë fundjavës.

Ai ka bërë të ditur se Calabria refuzoi shumë ekipe për të qëndruar në Milan përcjell ORAinfo.

“Calabria kundër Napolit Ishte një lojë jashtëzakonisht pozitive, për mua nuk është një surprizë, mendoj se Davide është në rritje të vazhdueshme, po bën gjëra të shkëlqyera, ai është një lojtar me besueshmëri të lartë, konsistencë, efikasitet, lëvizje dhe personalitet.

” Ne kemi marrë telefonata interesante, por për momentin Davide është i fokusuar në Milan dhe nuk kemi konsideruar asgjë, pavarësisht se kemi marrë thirrje nga skuadra shumë të rëndësishme, Davide tregon dëshirën për të qëndruar me këto ngjyra në fushë”, përfundoi Vitali./ORAinfo/

Komento: