
Largimi i Xavi nga FC Barcelona e la të lirë postin e trajnerit për Al Sadd.
Dhe sipas informacioneve të Telemadrid, skuadrës së Katar Stars League nuk i mungon ambicia, pasi u përpoq të tërhiqte Zinedine Zidane drejtë tyre, shkruan ORAinfo.

Tekniku francez, megjithatë, refuzoi ofertën e Katarit, ashtu siç refuzoi dukshëm propozimet e Newcastle dhe Manchester United, duke mos dashur të ushtrohej në Premier League.
ZZ, larg nga nxitimi për t’u rikthyer në punë, do të priste, ende sipas Telemadrid, një shenjë nga Federata Franceze e Futbollit për postin e trajnerit të kombëtares ose Paris SG./ORAinfo/