Milan duket se e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.
Shtatë herë kampionët e Evropës kanë humbur duelin me Flamengon për të firmosur me Rodrigo Caio.
Mbrojtësi, ka refuzuar ofertën për tu transferuar në Seria A italiane, por ka zgjedhur Seria A braziliane. Caio ka lënë San Paolon për të veshur fanellën e rivalëve të Flamengos.
Zyrtarizimi ka ardhur përmes faqes zyrtare në internet të klubit brazilian.
Një pistë që shuhet për Milanin, që tashmë do të hedh sytë nga Chelsea për të përforcuar mbrojtjen. Emri i parë në listën e Leonardos është ai i danezit, Christensen, ndërkohë që pas nuk mbetet as Gary Cahill, me dy futbollistët që nuk po gjejnë hapësira nën urdhërat e Maurizio Sarrit.