Refuzon Realin, ja ku po përfundon Modric

14:58 | 31 December 2018

Luka Modric, ka refuzuar ofertën e parë të kontratës së Real Madridit, raporton Marca përcjell ORAinfo.

Mesfushori i Kroacisë ka refuzuar përpjekjen e parë të Los Blancos për ta lidhur atë, të vetëdijshëm se ka një ofertë potencialisht të madhe duke pritur nga Interi që ka kohë që është duke e vëzhguar atë.

Megjithatë, Madridi mbetet i sigurt për nënshkrimin e Modricit te ekipi italian, pasi që Interi tashmë nuk ka arritur të nënshkruajë fituesin e Topit të Artë verën e kaluar.

Mbetet për tu parë se cilit ekip përfundimisht do t”i takojë Modric./ORAinfo/

Komento: