Refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë, vendos të luaj për Kosovën

17:09 | 03 Prill 2019

Përfaqësuesja e Kosovës është duke u ‘pasuruar’ me lojtarë të rinj.

Kosova e ka bindur mbrojtësin shqiptar, Valon Hamdiun që të vendosë për “Dardanët”. Mbrojtësi që luan te skuadra zvicëriane, Ëinterthur pritet të veshë fanelën e Kosovës U21 që në grumbullimin e radhës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë futbollisti.

“Po, kam pranuar me ardh për Kosovën. Jam i gatshëm të bashkohem që në grumbullimin e radhës, por varet a do të marrë ftesë. Kam patur mundësinë të luaj për Shqipërinë ose Maqedoninë pasi kam pranuar ftesa, por dëshira ime ishte Kosova” ka thënë Hamdiu.

20 vjeçari luan si qendër mbrojtës, ndërsa llogaritet si talent me të ardhme të ndritur.

Komento: