
Këtë vit do të bëhet regjistrimi i popullsisë.
Projektligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është miratuar në leximin e parë sot në Kuvendin e Kosovës.
Këtij Projektligji përveç deputetëve të pozitës i kanë dhënë përkhraje edhe deputetët e opozitës.
Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka arsyetuar këtë Projektligj, duke thënë se regjistrimi i popullsisë që do të bëhet këtë vit do të ketë kosto 10 milionë euro, përcjell lajmi.
“Regjistrimi i planifikuar të mbahet vitin e kaluar është shtyrë për shkak të zhvillimeve të pandemisë COVID-19 dhe zgjedhjeve komunale që janë mbajtur në tetor të vitit të kaluar. Afati i ri për regjistrimin e popullsisë është përcaktuar të jetë në vitin 2022”, tha Murati.