
Ndryshe nga hera e kaluar, kur në Komunat veriore të Kosovës, regjistrimi i popullsisë u bojkotua në momentin e fundit, kreyshefi Berisha thotë se tani janë më të organizuar.
Drejtuesi i ASK-së, Ilir Berisha në një intervistë për Front Online ka thënë që emrat e anëtarëve të komisioneve janë dërguar me kohë.
“Pas zgjedhjeve që janë emëruar kryetarët e komunave, Komisioni Qendror ka kërkuar propozimet e tyre, disa veçse janë në formime e sipër, apo Komisioni Qendror i ka formuluar të gjitha komisionet komunale edhe në këto katër Komuna, pasi që propozimet i kanë dërguar të gjitha me kohë për anëtarë të komisioneve sipas ligjit për regjistrimin e popullsisë me strukture dhe me numër të propozuar. Në momentin e fundit është bojkotuar, premtimi ka qenë deri në ditën e fundit që po, është bërë trajnimi i regjistruesve, politikisht është vendosë nga qendrat jashtë Kosovës dhe është bojkotuar”, u shpreh ai.
Por Berisha thotë që nuk është lehtë që procesi të organizohet në këtë situatë në katër komunat veriore.
“Në bazë të aplikimeve deri më tani, ka aplikime edhe të komuniteteve të tjera. Kuptohet që procesi nuk është aq i lehtë të organizohet në këto kushte regjistrimi i popullsisë, mirëpo besojmë dhe shpresojmë që deri në nëntor do të ketë një situatë më të favorshme edhe për organizimin e regjistrimit të popullsisë edhe në katër komunat veriore”, tha ai për Front Online.