Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit

16:33 | 02 Maj 2024
regjistrohet-kurti,-e-quan-proces-vendimtar-per-dekaden-e-ardhshme-te-politikave-te-shtetit

Kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka quajtur këtë proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror, raporton Express.

Kryeministri Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.

Komento: