Trajneri i Marokut flet pas eliminimit nga Franca.
Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror për herë të dytë radhazi.
Francezët mposhtën Marokun në gjysmëfinale me rezultat të pastër 2:0, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, trajneri i Marokut, Walid Regragui tha se bënë më të mirën.
“Ne bëmë më të mirën, që është gjëja më e rëndësishme. Kishim disa dëmtime. Ne u kthyem në lojë menjëherë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shkoi më mirë, duke u përpjekur të shënonim golin e barazimit”, është shprehur Regragui.
Kujtojmë se Maroku bëri histori, duke qenë ekipi i parë nga Afrika që kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.