Reguiloni kthehet te Tottenhami

13:48 | 04 Janar 2024

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Reguilon, është kthyer te Tottenham Hotspurs.

Ai ishte i huazuar gjatë vjeshtës te Manchester Unitedi, por këta të fundit kanë vendosur ta aktivizojnë klauzolën që rikthen lojtarin te klubi që mban kartonin e tij.

Tash me rikthimin e Luke Shawit dhe Tyrell Malacias që është po ashtu gati që të luajë sërish, ata nuk e kanë parë të arsyeshme për ta mbajtur në Old Trafford ish-futbollistin e Real Madridit.

Komento: