Pepe Reina pritet të largohet përfundimisht nga Milan në fund të sezonit.
Portieri spanjoll aktualisht është i huazuar në Aston Villa, ndërsa gjatë verës “Rossoneri” do ta shesin atë përfundimisht.
Milani po mendon ta shesë Pepe Reinan kur të hapet afati kalimtar i verës.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.
Portieri spanjoll aktualisht është i huazuar në Aston Villa, por gjatë verës pritet të rikthehet përkohësisht në “San Siro”.
Reina paguhet 3 milionë euro në vit tek Milani.
Kuqezinjtë shpresojnë ta gjejnë një klub të interesuar për 37 vjeçarin.
Gjatë karrierës së tij, Reina ka mbrojtur për Barcelonën, Villarrealin, Liverpoolin, Napolin dhe Bayern Munichun.