Reiffenstuel përgëzon nisjen e zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

23:05 | 16 Mars 2026
reiffenstuel-pergezon-nisjen-e-zbatimit-te-ligjit-per-te-huajt-dhe-automjetet-ne-kosove

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Reiffenstuel, ka përgëzuar Emisarin danez Sorensen dhe ka “falënderuar të gjithë ata që u angazhuan në mënyrë konstruktive për të siguruar ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike në Kosovë”.

Ai në rrjetin “X”, tutje ka shkruar: “Ne mirëpresim dhe mbështesim plotësisht përpjekjet për të përdorur momentumin e ri në Dialog për të zbatuar plotësisht marrëveshjet e Brukselit/Ohrit”.

Ky reagim ka ardhë pas nisjes së zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet.

Komento: