E refuzoi Barcelonën për Milan, Reijnders zbulon arsyen

14:33 | 26 Korrik 2023

Tijjani Reijnders në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ka zbuluar se ka refuzuar Barcelonën para se të transferohej tek Milan.

“Xavi më kontaktoi për të diskutuar lidhur me transferimin e mundshëm tek Barcelona. Ishte e pamundur për mua, pasi kisha marrë vendimin për të shkuar tek Milan”, tha Reijnders.

Milan e transferoi mesfushorin holandez ditë më parë nga AZ Alkmaar për 19 milionë euro.

Komento: