Reja e Mihrijes e Naimit tregon se është nuse e respektueshme, ulet prapa në veturë, e lë vjehrrën para

14:12 | 15 Janar 2024

Tringa Berisha se fundmi u bë e njohur për publikun, pasi u fejua me djalin e këngëtareve, Naim Abazit dhe Mihrije Brahës.

E vetëdijshme se çdo postim i saj tashmë bëhet lajm nga mediat roze, Tringa po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, përcjell ORAinfo.

Ajo sonte ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se është ulur prapa në veturë dhe Naimi është duke vozitur.

Me këtë, Tringa ka dashur të tregojë se është një nuse shumë e respektueshme./ORAinfo/

Komento: