Reja zbulon futbollistët e ftuar në Kombëtare, ka emra të rinj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Reja zbulon futbollistët e ftuar në Kombëtare, ka emra të rinj

11:25 | 28 Maj 2019

Kombëtrja e Shqipërisë e ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit.

Trajneri i ri, Edy Reja, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar në ekipin kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet e qershorit.

Në muajin qershor, Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuuadër të Grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Kuqezinjtë së pari do ta vizitojnë Islandën më 8 qershor, ndërsa vetëm tri ditë më vonë do ta presin Moldavinë në shtëpi. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” pasi që “Arena Kombëtare” nuk është ende gati.

Kjo është hera e parë që Edy Reja do të takohet me skuadrën e Shqipërisë, pasi që ai e mori pozitën e trajnerit vetëm më 17 prill të këtij viti, pas shkarkimit të bashkëkombësit të tij, Christian Panuccit.

Disa risi vërehen në këtë skuadër, inkuadrimi i Marash Kumbullas së Hellas Veronës, i cili ftohet nga Kombëtarja për herë të parë, ndërsa Katriot Dermaku rikthehet në skuadër.

Edhe Emir Lenjani rikthehet pas problemeve që i kishte me ish-trajnerin e Kombëtares, Panuccin, si dhe Sokol Çikaleshi.

Mungesat e mëdha janë Thomas Strakosha i lënduar, ndërsa emri i Berat Gjimshitit nuk figuron në listë, përkundër që luajti me Atalantan ndeshjen e fundit dhe ishte në formë mjaft të mirë.

Komento: