Reka polemikë me Lekajn: Korridorin nuk ua solla unë, e gjeta tek ju

14:35 | 25 Mars 2020

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e mocionit për rrezimin e qeverisë Kurti.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka është përfshirë në debatin e sotëm në Kuvend për mocionin e rrëzimit të qeverisë.

Reka është munduar ta sqarojë deklaratën e tij të dhënë për një televizion ku ndër të tjera thotë se Kosova mund t’i jap qasje Serbisë për në detin Adriatik.

Ai ka thënë se e ka pasur fjalën që në vend të kompromisit territorial të bëhet kompromis infrastrukturor.

“Më lejoni të falënderoj deputetin Haradinaj për mundësinë që në një seancë plenare t’i sqarojmë ca gjëra se çka paskam fal unë sipas deputetit Haradinaj. Nëse aludon në emisionin televiziv ku në pyetjen se për ulësen në OKB a duhet dhënë territor, përgjigja ishte e qartë se sovraniteti shtetëror është i pakontestueshëm. Ndoshta mund t’i lelojmë si kompromis së fundit daljen në detin Adriatik. Pra në vend të kompromisit territorial, unë ofroj kompromisin infrastrukturor”, tha Reka.

Reka më tutje vazhdoi me deklaratën e tij duke cituar fjalët e ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, që sipas tij i gëzohej një projekti të Autostradës Prishtinë-Nish.

Mirëpo i shpejtë ishte edhe reagimi i Lekajt. Ai tha se asnjeherë nuk është menduar që Serbisë t’i jepet një corridor i tillë, dhe se projekti në fjalë ka qenë panevropian.

|Më vjen keq që në këtë moment që gjindet Kosova, ne mirremi me fjalë mashtruese, që asnjëherë në bindjen time ka qenë që ne të japim korridore, apo t’i lejojmë Serbisë që të ketë dalje në Adriatik. Është për t’u çuditur se si mund të manipulohet me projekte që janë panevropiane. Nëse nuk e ka lexuar ministri ka qenë diçka për procesin e Berlinit, dhe në këtë marrëveshje kanë hyrë të gjitha autostradat panevropiane, por asnjëherë nuk është menduar që të ketë korridor për Serbinë”, tha Lekaj.

Në fund të kësaj replike foli shkurtimisht edhe njëherë ministri Reka, i cili tha se korridorin për Serbinë e ka gjetur nga qeveritë e kaluara, nuk e ka sjellur ai.

“Korridorin nuk ua solla unë, e gjeta tek ju”, tha në fund Reka.

Komento: