Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka njoftuar se i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter policor të policisë kufitare të PK-së.
IPK ka parashtruar rekomandimin për suspendim pasi që ndaj rreshterit policor është iniciuar një hetim penal që do të zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.