Rekord i madh në Gjermani me rritjen e rasteve me koronavirus

13:43 | 30 Tetor 2020

Gjermania raporton numra rekord të rasteve me COVID-19.

Gjermania të premten raportoi 18,681 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orë, sipas agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të vendit, Instituti Robert Koch.

Kjo shënon një ngritje të rasteve për të tretën ditë me radhë. Numri i mëparshëm më i lartë kishte qenë 16,774 raste të reja, të raportuara të enjten, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Gjermania tani ka konfirmuar 499,694 raste dhe 10,349 vdekje të lidhura me virusin, sipas RKI.

Komento: