Gjermania ka shënuar rekord të punësimit, ndër ata që ia kanë pa hajrin janë edhe kosovarët.
Gjermania vazhdimisht ka kërkuar punëtorë nga profile të ndryshme.
Punësimi në Gjermani vitin e kaluar ka arritur një nivel rekord pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë kombëtare, pasi që numri i të punësuarve u rrit me 1.3 për qind në 44.8 milionë njerëz, sipas të dhënave të fundit zyrtare.
Numri i të punësuarve, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis), u rrit në 562.000, në sajë të cilës ajo arriti nivelin më të lartë të punësimit të bashkimit të Gjermanisë në vitin 1991.
“Rritja e pjesëmarrjes së popullsisë vendase në fuqinë punëtore dhe fluksi i punëtorëve të huaj neutralizuan efektet negative demografike, në mënyrë që numri i të punësuarve në vitin 2018 ishte më i larti që prej ribashkimit të Gjermanisë”, thuhet në faqen zyrtare të Destatis.
Ky është viti i 13-të me radhë që shënon rritje të punësimit, pasi në vitin 2017 pati rritje me 1.4 për qind.
Sektori i shërbimeve ka kontribuar në masë të madhe për rezultatet e vitit të kaluar për shkak të punësimit në këtë sektor u rrit me 1.2 për qind ose 384.000 persona.
Numri i të papunëve edhe në vitin 2018, ka vazhduar të bjerë, duke rënë me tetë për qind.