Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Hungari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rekord i rasteve të reja me koronavirus në Hungari

13:44 | 12 Shtator 2020

Hungaria shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit.

Të shtunën, autoritetet shëndetësore në Hungari njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 916 raste të reja të koronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve në vendin e Evropës Qendrore që nga fillimi i pandemisë dhe është 25 për qind më e madhe se rekordi i kaluar prej 716 rasteve për një ditë, shkruan The Guardian.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka marrë një qasje më pak të përgjithësuar ndaj pandemisë gjatë valës së dytë, sepse masat e kufizimit i ka caktuar më shumë në bazë të rasteve individuale.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin Facebook të shtunën, shefi i qeverisë hungareze tha se qëllimi nuk është vetëm të shpëtohet jeta e njerëzve, por edhe të ruhet funksionimi i vendit.

Gjatë qerekut të dytëë të këtij viti, ekonomia e Hungarisë u tkurr për 13.6 për qind, që është shifra më e lartë në rajon.

Kryeministri Orban kishte siguruar pushtet ekskluziv në një periudhë të pandemisë, duke i justifikuar kompetencat shtesë me nevojën për kontrollimin e situatës.

Komento: