18 vdekje nga COVID-19 në Maqedoni.
18 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe 1168 raste të reja, nga testimi i 3353 mostrave.
692 persona janë regjistruar si të shëruar.
Maqedonia e Veriut deri tash ka kryer 289 mijë e 534 testime për COVID-19. Pozitivë kanë rezultuar 46 mijë e 62 persona. 1281 persona kanë vdekur, ndërsa janë edhe 17 mijë e 800 raste active.