Rekord, kërkon 300.000 bileta për ta shikuar këtë ndeshje në Champions League

18:35 | 18 December 2018

Shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë njëra tjetrës skuadrat më të mëdha dhe më me histori të klubit.

Ndeshja në mes të Bayern Munchen dhe Liverpool po konsiderohet si më interesantja e kësaj fazë.

10 kupa të Ligës së Kampionëve do të zbresin në dy nga stadiumet legjendare, Anfield të Liverpoolit dhe Alianz Arena të Mynihut.

Sipas mediave në Gjermani, deri mbrëmë në orën 17:00 (pesë orë pas shortit), klubi bavarez ka pranuar 300.000 kërkesa për bileta për këtë ndeshje.

Alianz Arena ka një kapacitet me vetëm 70.000 ulëse.

Ndeshja në mes të Bayernit edhe Liverpoolit do të luhet me 19 shkurt (Anfield) dhe me 13 mars (Alianz Arena).

Komento: