Franca regjistron mbi 47 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar edhe 47,637 raste të reja me COVID-19.
Kjo ka bërë që numri total i të infektuarve në Francë të arrijë në 1.28 milion, njofton Klan Kosova.
Deri tani në këtë vend kanë humbur jetën mbi 36 mijë persona si pasojë e këtij virusi.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, qeveria franceze ka paralajmëruar mbyllje totale, e cila pritet të zgjasë deri më 1 dhjetor.