Rekord në Francë, regjistrohen mbi 47 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

23:29 | 30 Tetor 2020

Franca regjistron mbi 47 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar edhe 47,637 raste të reja me COVID-19.

Kjo ka bërë që numri total i të infektuarve në Francë të arrijë në 1.28 milion, njofton Klan Kosova.

Deri tani në këtë vend kanë humbur jetën mbi 36 mijë persona si pasojë e këtij virusi.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, qeveria franceze ka paralajmëruar mbyllje totale, e cila pritet të zgjasë deri më 1 dhjetor.

Komento: