Rekord për të keq thyen Qeveria Kurti, kjo nuk kishte ndodhur nga 2012-ta

15:46 | 29 Korrik 2022

Qeveria Kurti thyen rekord për të keq, kjo s’kishte ndodhur nga 2012-ta.

Instituti “GAP” ka publikuar të dhënat për investimet kapitale të realizuara në periudhën janar-qershor që nga vitit 2012 në nivel qendror dhe lokal.

Ajo që vihet re, është që Kosova në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 nën drejtimin e Kurtit si kryeministër ka përqindjen më të vogël të investimeve kapitale si në nivel qendror po ashtu edhe në nivel lokal.

Siç shihet në tabelat e publikuara nga GAP, investime kapitale në nivelin qendror në gjashtë mujorin e parë janë 9% derisa në nivelin lokal janë 19 %.

Situata s’ka qenë kaq e keqe me investimet kapitale as në vitin 2020 kur kishte shpërhtyer pandemia.

Komento: