Mbappe thyen rekordin e Messi.
Kylian Mbappe ka thyer një tjetër rekord, rekord ky që mbahej nga shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi.
Ylli francez, Kylian Mbappe ka shënuar edhe golin e tij numër 40 në garat e Champions League, me një perlë ndaj Juventus.
Me golin e shënuar mbrëmë ndaj Juventus, Mbappe është bërë lojtari më i ri që ka shënuar 40 gola në kompeticionin Champions League, përcjell lajmi.
Mbappe e arriti këtë shifër si 23-vjeçar + 316 ditë i vjetër.
Para Mbappe, rekordi mbahej nga Lionel Messi, i cili ishte 24 vjeç e 130 ditë i vjetër.
Mbappe më parë kishte vendosur edhe rekordin për 15, 20, 25 dhe 30 gola, të gjitha që i takonin Messi.