Rekordi më i keq i Manchester United me Rangnick nga periudha ‘post-Ferguson’

12:24 | 08 Mars 2022

Rangnick tashmë ka rekordin më të keq në periudhën ‘post-Ferguson’.

Ralf Rangnick edhe zyrtarisht po shkon drejt epitetit si më ‘i keqi’ nga trajnerët e Manchester United.

Trajneri gjerman, Rangnick u turpëruar në derbin lokal të Mançesterit, kur u mposht 4:1 nga Manchester City i Pep Guardiolas.

Humbja e pësuar në derbi e afron Rangnick edhe më shumë me epitetin e ‘më të keqit’ në periudhën ‘post-Ferguson’, përcjell lajmi.

United kanë fituar vetëm tetë nga 18 ndeshjet e Ralf Rangnick në krye të stolit. Kjo i jep atij një rekord prej 44%.

Anash Rangnick, Solskjaer ishte shkarkuar me një rekord prej 54% fitoresh, derisa David Moyes dhe Louis van Gaal fituan 53% të ndeshjeve, respektivisht 52%.

Gjasat janë të mëdha që rekordi i Rangnick të shkojë duke u përkeqësuar akoma gjatë xhirove të fundit në Premier League.

Komento: