Rektorët e UP-së: Të shkarkohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rektorët e UP-së: Të shkarkohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë

14:22 | 24 Janar 2019


Rektorët e universiteteve publike në vend kanë njoftuar që do të ketë grevë dhe protesta nëse deri me 28 janar nuk do të lirohet nga detyra Këshilli Shtetëror i Cilësisë (bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim). Ata janë shprehur të pakënaqur me vendimet e këshillit sa i përket programeve studimore.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar për arsim, rektorët kanë thënë se bordi i AKA-së në mënyrë të jashtëligjshme ua tërhoqi akreditimet e programeve të cilat kishin akreditim edhe për një kohë të gjatë, raporton Koha Ditore.

Rektori i UP-së, Marjan Dema ka thënë se KSHC i mori vendimet ad hoc pa bërë fare monitorim vlerësues të këtyre programeve. Rektoret kanë shprehur dyshime se qëllimi i këtyre vendimeve të KSHC-së është që të mbyllen universitetet publike të themeluara pas luftës.

Për vendimet e fundit për programet studimore, në komisionin parlamentar për arsim të premten pritet të raportojnë anëtarët e bordit të Agjencisë së Akreditimit.

Komento: