Rektori Hajrullahu: Koha e uzurpimit të pronave të UP-së mbaroi, hapësirat të lirohen menjëherë

10:05 | 16 Shkurt 2026
rektori-hajrullahu:-koha-e-uzurpimit-te-pronave-te-up-se-mbaroi,-hapesirat-te-lirohen-menjehere

Rektori i Universiteti i Prishtinës, Arben Hajrullahu ka bërë thirrje publike për lirimin e menjëhershëm të pronave të uzurpuara të universitetit, duke paralajmëruar veprime ligjore ndaj shfrytëzuesve ilegalë, shkruan Gaztea 10.

Në një intervistë për RTK, Hajrullahu deklaroi se shumë prona të UP-së janë nën atak dhe të zëna në mënyrë të paligjshme, ndërsa theksoi se institucioni po punon për rikthimin e tyre në funksion të universitetit.

Ai kërkoi nga organet e rendit që të veprojnë në mënyrë proaktive dhe të përballin uzurpatorët me ligjin, duke theksuar se koha e shfrytëzimit ilegal të pronave të UP-së ka përfunduar. Sipas tij, të gjithë ata që përdorin hapësirat në mënyrë të kundërligjshme duhet të largohen pa humbur kohë.

Rektori përmendi se ndër pronat që duhet të lirohen me urgjencë janë edhe hapësirat e uzurpuara pranë objektit të ri të Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, të cilat duhet të vihen sa më parë në shfrytëzim të universitetit./Gazeta10

Komento: