Gjykata Speciale e ka ftuar më 14 janar për intervistim ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.
Ai pasi është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë ka thënë se fjalët dhe propaganda sugjestive, si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në, do të rrëzohen dhe eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.
Kishte qenë vetë avokati i komandant Remi, Arianit Koci, që kishte konfirmuar se klienti i tij është intervistuar si i dyshuar .
Ndërsa sot, pas disa ditë heshtjeje, ish-komandanti i UÇK’së Remi, ka thënë se eprorët e UÇK’së do të dalin faqebardhë.
Duke potencuar se ishte vetë ai që kishte përkrahur Specialen, Remi është shprehur i bindur se kjo gjykatë do të largojë përceptimet që janë krijuar ndaj UÇK’së.
“Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Remi
Sidoqoftë, ish-deputeti ka shpresuar që korpusi i veprimit të Speciales të mos ndalet vetëm për veprat që tani funksionon, por ai ka kërkuar që të merret edhe me krimet ekonomike.