Remi jep betimin si dëshmitar në Gjykatën Speciale: Pritet të dëshmoj për 35 orë

13:42 | 11 July 2023

Rrustem Mustafa-Remi, ka dhënë betimin se do ta thotë të vërtetën para Gjykatës Speciale.

Gjyqatri ka lexuar të drejtat dhe detyrimet për Remin, si dëshmitar.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë 35 orë në total. 12 orë pritet që Remi të dëshmoj, duke u pyetur nga Prokuroria, si dhe 23 orë nga mbrotjtja.

Dëshmia e komandantit të UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, shkaktoi debat të ashpër dje ndërmjet Prokurorisë dhe mbrojtjes. Kjo pasi Prokuroria kërkoi që deklaratat e mëparshme të komandant Remit të pranohen në proces, dhe në këtë mënyrë të shkurtohet koha për marrjen e tij në pyetje.

Megjithatë, një kërkesë e tillë është refuzuar nga trupi gjykues. Si rezultat, komandant Rrustem Mustafa do të ofrojë dëshminë e tij në seancë gjyqësore para trupit gjykues. Aty ai pritet të tregojë detaje për organizimin dhe strukturën e UÇK-së si dhe komunikimin me shtabin e përgjithshëm.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, dha tri arsye pse kërkesa e Prokurorisë për Remin u rrëzua, raporton Nacionale.

“Së pari, Prokuroria nuk ka paraqitur arsye të mjaftueshme që përbëjnë arsye të vlefshme për t’u pajtuar me afatin e 7 shkurtit, për të cilin kishte vendosur trupi gjykues në bazë të rregullës 154 sa u takon 12 dëshmitarëve të parë dhe kjo është në transkriptin e 18 janarit, në faqe 1902”, tha ai.

Tutje, gjykatësi Smith tha se arsyeja e dytë është se trupi gjykues pajtohet me mbrojtjen se ndryshimi në mënyrën e prezantimit të provave të dëshmisë së 04647 do të cenonte në fakt të pandehurin.

Kurse së treti, ai tha se në kuadër të rëndësisë së dëshmisë së propozuar, trupi gjykues ka vlerësuar se arsyet duhet të ishin paraqitur paraprakisht me shkrim dhe të tilla arsye nuk janë paraqitur.

“Prandaj, trupi gjykues në këtë rast rrëzon kërkesën e Prokurorisë për të pranuar dëshminë e dëshmitarit 04647 në bazë të rregullës 154”, përfundoi ai urdhrin gojor.

Ditën e djeshme dhe gjithashtu sot do ta vazhdojë dëshminë e tij dëshmitari 12 që po flet nën masa strikte mbrojtëse. Seanca ka qenë shumica e mbyllur, por vetëm u kuptua se ky dëshmitar ishte ndaluar nga disa pjesëtarë të UÇK-së.

Komento: