Remi konfirmon takimet me Sveçlen e njerëzit tjerë të Kurtit kur po protestohej kundër Speciales: U bënë punë të mira…

22:36 | 03 Nëntor 2026

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka konfirmuar në emisionin Pressing se është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe me të tjerë gjatë ditëve kur po mbaheshin protestat për votimin e projektligjit për Specialen.

I pyetur për takimet me Sveçlën, Mustafa ka thënë se ato kanë ndodhur gjatë ditëve të protestimit, duke shtuar se beson që nga këto takime është arritur të bëhet një punë e mirë.

“Jam takuar gjatë ditëve të protestimit, me të dhe të tjerët. Besoj që ka ardhur deri aty ku është bërë punë e mirë”, ka deklaruar Mustafa në Pressing.

Komento: