Remis me urim special për ditëlindjen e Arbër Zenelit

11:39 | 25 Shkurt 2020

Arbër Zeneli e ka sot ditëlindjen.

Klubi francez, Reims, i ka bërë urim special Arbër Zenelit, me rastin e ditëlindjes së tij të 25-të, të cilën e feston sot

Arbër Zeneli e feston sot ditëlindjen e tij të 25-të.

Dhe, futbollistit kosovar këtë ditë të veçantë ia ka uruar klubi i tij, Reims.

“Festa e një çerek shekulli. Reims ia uron ditëlindjen mesfushorit Arbër Zeneli, i cili është rikthyer nga lëndimi në fundjavë duke luajtur gjysmë pjese me ekipin e rezervistëve”, ka shkruar klubi francez në rrjetet sociale.

Zeneli i dha fund mungesës prej tetë muajsh duke u rikthyer fundjavën që shkoi, për të luajtur një gjysmëlojë me ekipin e rezervistëve.

Përfaqësuesi kosovar pritet t’i rikthehet fushës së blertë me ekipin e parë të Reimsit në fillim të muajit mars.

Gjithashtu, edhe “Dardanët” shpresojnë që ta kenë në dispozicion yllin kosovar, i cili ka shkëlqyer me Verdhekaltrit në Ligën e Kombeve, para se të lëndohej në muajin qershor të vitit 2019 në ndeshje me Malin e Zi në Podgoricë, në kualifikimet e Euro 2020.

Komento: