Remzi Shala u prangos në shtëpinë e tij, ky është vendimi i Gjykatës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Remzi Shala u prangos në shtëpinë e tij, ky është vendimi i Gjykatës

18:15 | 25 Maj 2019

Remzi Shala, i arratisur pas ardhjes së ftesës nga Specialja është prangosur dje në Kosovë.

Megjithatë prangosja e tij ka ardhur pas një fletëarresti të lëshuar nga Gjykata vendore, për një rast të mëhershëm në të cilin Shala është duke u gjykuar, shkruan lajmi.

E detaje të reja për arrestimin e tij ka dhënë avokati i Remzi Shalës, Natal Bullakaj.

Ai ka thënë se Shala është prangosur në shtëpinë e tij, pasi që ndaj tij ka pasur urdhër arrest.

Bullakaj po ashtu ka bërë të ditur se ndaj Shalës është caktuar masa prej 30 ditësh.

“Ai është prangosur në shtëpinë e tij. Ndaj tij ka pasur fletëarrest, dhe menjëherë pas prangosjes unë jam njoftuar nga Prokuroria. Ndaj Shalës është vendosur paraburgim prej 30 ditësh”, ka bërë të ditur Bullakaj.

E Remzi Shala, ish ushtar i UÇK-së i njohur si komandant ‘Molla e Kuqe” ishte arratisur nga Kosova menjëherë pasi që atij i kishte ardhur ftesa për tu paraqitur para zyreve të Prokurorit të Specializuar të Hagës.

Për Remzi Shalën kishte ardhur edhe një ftesë nga Specialja, e për të cilën ai kishte thënë se nuk do t’i përgjigjet në asnjë formë.

Komento: