Këngëtarja e njohur Remzie Osmani tashmë është bërë vjehërr pasi që ka martuar djalin e vetëm të saj Hamzën me Gëzimen.
Po thuajse të gjithë e dimë se kush janë vjehrrat më të mira të estradës dhe se sa i duan rejat e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ndër to prin Shyhrete Behluli, Nera Fejzullahu e krejt tash vonë ka hyrë në mesin e tyre edhe Remzie Osmani.
Remzie Osmani nuk ka edhe kohë të gjatë që është bërë vjehërr për herë të parë.
Ajo ka martuar djalin e saj të vetëm Hamzën me Gëzime Krasniqin.
Remzia njihet si një person mjaft e sinqertë dhe e dashur.
Dashurinë ndaj familjes, e sidomos ndaj të vetmit të saj Hamzës e ka shfaqur çdo herë edhe publikisht duke folur me mjaft krenari për të.
Mirëpo, jo vetëm djalin e saj. Ajo po del të jetë edhe një vjehërr shumë e dashur.
Shpesh e ka shprehur haptazi edhe dashurinë ndaj Gëzimes.
Por, duke qenë se çifti ndodhet në pushime e nuk kanë munguar imazhet prej tyre Remzia nuk heziton të na tregojë se cila foto e nuses po i pëlqen.