Largimi i Kessie te Milani ishte nje vendim qe ka lene te gjithe te befasuar sigurisht…. Askush nuk e ka harruar kurrë frazën e Franck në Gazzetta dello Sport.
“Kthehem nga Olimpiada dhe firmos rinovimin me Milanin”, fjalë të destinuara të mbeten në historinë e tradhtive. Të gjithë e dimë se si shkoi. Kessie dha kontributin e tij për skuadrën kuqezi në fitimin e Scudetto-s, për ta lënë atë në verë në favor të Barcelonës.
Një nënshkrim i pasur, por jo i lumtur me ate qe po shihet te mesfushori i Bregut te Fildishte. Zëri i një Kessie të frustruar dhe të pakënaqur në Spanjë tani ka bërë xhiron e botës. Nga ana tjetër, Xavi Hernandez praktikisht nuk po e merr në konsideratë. Pak, shumë pak paraqitje për Franck.
Tashmë kur Milani e kishte kuptuar se rinovimi i Kessie nuk do të realizohej kurrë, ata shkuan në kërkim të zëvendësuesit perfekt. Dhe e kishte gjetur! Të gjithë e dinë: Renato Sanches duhet të kishte ardhur në Milano për të zënë vendin e Kessie dhe për të treguar se ishte më i fortë se ai.
Tifozët ishin në ekstazë, të sigurt për ardhjen e portugezit. Por jo, fati donte diçka tjetër. Në të njëjtën periudhë, Milani po bënte një lëvizje, procesi i ndryshimit të pronësisë ishte duke u zhvilluar. Prandaj nevojat ishin të ndryshme dhe brenda pak ditësh Maldini dhe Massara humbën Renato Sanches, të rrëmbyer te Lille nga Paris Saint Germain.
Do t’i kujtojmë mirë ato momente, në të cilat Milani pa portugezin t’i rrëshqiste nga duart. Renato u bind nga oferta e klubit te Parisit, por mbi të gjitha nga thirrja e Luis Campos, një i njohur i vjetër dhe i rëndësishëm te Lille dhe tani drejtor sportiv i PSG. Sot që ai është vetëm një rezervë e ekipit te Galtier dhe se ka humbur edhe thirrjen me Portugalinë e tij?
Renato Sanches foli për PSG TV dhe u thirr të përgjigjet për arsyet e zgjedhjes së tij verore, kur në vend që të shkonte në Milano u bashkuar me Paris Saint Germain. “Parisi ka qenë gjithmonë një klub në zemrën time dhe është një qytet që e dua shumë. Pra, padyshim që doja të luaja këtu. Kur u shfaq kjo mundësi, unë nuk u mendova gjate”, tha Renato. Prandaj, e tij ishte një ëndërr që e kishte kultivuar prej disa kohësh.
“PSG është një klub që e kam pasur gjithmonë në mendje, kështu që kur më lind rasti nuk hezitova”, tha mesfushori, duke mos lënë asnjë gjurmë pendese…