Rëndohet bilanci i tragjedisë, ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala

21:12 | 01 December 2019

Ndërron jetë një tjetër anëtare e familjes Lala.

Viktima është Fiqerete Lala. Kjo humbje e çon në 9 numrin e anëtarëve që humbën jetën, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Lala ndërroi jetë pas varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj.

ABC News ka mësuar nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë se “pas ceremonisë mortore që u përcollën në banesën e fundit tetë anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe”.

Me vdekjen e Lalës shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Po ashtu, nga ky tërmet janë lënduar qindra persona dhe janë evakuuar mijëra nga shtëpitë e tyre.

Komento: