Rëndohet situata, ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rëndohet situata, ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

16:22 | 01 Gusht 2020

Mbi 3 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë 3 mijë e 588 raste aktive me koronavirus.

Kosova vazhdon të përballet e rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në muajin e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga marsi e deri më sot janë 8 mijë e 554 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, raporton lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, nga 8 mijë e 554 prej tyre 236 kanë vdekur, kurse 4 mijë e 730 persona kanë arritur që të shërohen nga koronavirusi.

Bazuar në këto të dhëna në tërë Kosovën janë 3 mijë e 588 raste aktive me koronavirus.

Theksojmë se IKSHPK-ja ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 224 raste të reja dhe 9 persona kanë vdekur, kurse 152 janë shëruar.

Komento: