Nëntë të vdekur dhe 150 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi të shtunën për 9 persona të vdekur dhe 150 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 277 numrin e viktimave.
Të dhënat i referohen testimit të 1,086 monstrave në qytete të ndryshme të këtij vendi.
Sipas njoftimit të Ministrisë, 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi. Të vdekurit kishin edhe probleme tjera shëndetesore.
Sa i përket të infektuarve, numri më i madh apo 93 raste janë nga Shkupi, që mbetet edhe qyteti me numrin më të madh të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut.
Nga 57,895 testime të kryera, 5.906 kanë rezultuar me koronavirusin e ri, prej tyre 3,393 ende janë aktivë ndërsa 2,236 janë shëruar ndërsa 277 kanë ndërruar jetë.