Po vazhdon të rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Amerikën.
Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga koronavirus ka arritur mbi 66,000, sipas të dhënave të së shtunës të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.
Universiteti me qendër në Maryland numëroi 67,448 vdekje dhe 1,160,838 të infektuar.
SHBA mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi duke udhëheqë raste në mbarë botën dhe vdekje që lidhen me virusin.
Italia regjistroi 28.710 vdekje, e ndjekur nga Spanja me 25.100.
Teksa afro 175.400 pacientë janë shëruar në SHBA, sipas të dhënave.
Neë York është shteti më i goditur nga pandemia me 24.198 vdekje dhe afro 313.000 raste, e ndjekur nga Neë Jersey me 7.742 vdekje dhe mbi 123,700 raste.
Kujtojmë se virusi për herë të parë u përhap në Ëuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar teksa tani është përhapur në të paktën 187 vende dhe rajone.
Në mbarë botën ka më shumë se 3.4 milion infeksione të konfirmuara globalisht me gati 244,000 vdekje, ndërsa gati 1.1 milion pacientë janë shëruar.