Rëndohet situata në Britani, 854 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

16:29 | 07 Prill 2020

Koronavirusi ka goditur fuqishëm edhe Britaninë e Madhe.

Gjatë 24 orëve të kaluara, 854 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar në 6,227 shifrën e përgjithshme të viktimave. Numri i sotëm është rekord i ri për periudhën njëditore në këtë shtet.

Vetëm në Angli u shënuan 758 viktima të reja, duke e çuar në 5,655 shifrën e përgjithshme të të vdekurve. Viktimat ishin të moshës nga 23 deri 102-vjeçare. 29 të vdekur nuk kishin probleme të tjera shëndetësore.

Në Skoci u shënuan 74 viktima për këtë periudhë, ndërsa në Uells 19 dhe në Irlandën Veriore 3, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët kanë parashikuar se pandemia do ta arrijë kulmin gjatë Pashkëve, duke lënë të kuptohet se vendi i ka përpara vetes edhe disa ditë të vështira.

Britania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Me këtë virus është infektuar edhe kryeministri Boris Johnson, i cili ndodhet nën kujdes intensiv.

Komento: