Rëndohet situata në Britani të Madhe: 801 viktima nga koronavirusi për 24 orë

15:52 | 15 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë në Britani të Madhe.

Britania i ka shënuar 801 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Shifra e përgjithshme e të vdekurve në këtë vend shkoi në gati 13,000.

Autoritetet shëndetësore të Anglisë i raportuan 651 vdekje, përfshirë vdekjen e një personi 20-vjeçari, i cili nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Në Skoci u regjistruan 84 raste fatale, në Uells 60 dhe në Irlandën Veriore gjashtë. Kështu, numri i përgjitshëm në Mbretërinë e Bashkuar shkoi në 12,958 viktima, shkruan “Daily Mail”, transmeton express.

Shifrat e reja u publikuan pas paralajmërimeve se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë 50 për qind më i lartë se gjendja që po paraqitet zyrtarisht nga qeveria.

Britania e Madhe është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Ditëve të fundit ky vend po shënon më shumë viktima se Italia dhe Spanja.

Komento: