Rëndohet situata në Ferizaj, dyshohet për dhjetëra persona të infektuar me koronavirus

22:32 | 12 Prill 2020

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Ferizaj.

35 persona janë konfirmuar si të infektuar me Covid 19 vetëm gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajt duke çuar kështu në total në 53 persona numrin e të prekurve me koronavirus në këtë komunë.

Kështu ka bërë të ditur për Express, burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nga aty sqarojnë për Express se të gjithë e konfirmuarit e sotëm me koronavirus, janë raste të kontaktit të personave të parë të konfirmuar aty.

“Janë 35 persona. Të gjithë familjar të këtij personit të parë që është prekur’, i thanë Expressit burime brend IKSHP;së

Gjatë ditës së sotme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka testuar 63 raste në Ferizaj. Nga ta, 35 rezultuan pozitiv.

Ndërkohë nesër pritet të testohen edhe 3o ferizajas të tjerë.

Kujtojmë, se Ferizaj është ndër komunat kosovare e cila është vendosur në karantinë.

Aktualisht, Kosova po përballet me virusin Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusin nga i cili deri më tani kanë vdekur 7 persona, janë infektuar afro 300 të tjerë si dhe janë shëruar 58 të tjerë.

Komento: