Rëndohet situata në Kosovë, mbi 3 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rëndohet situata në Kosovë, mbi 3 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë

08:37 | 02 Gusht 2020

Kosonavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë vendin.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë 3 mijë e 588 raste aktive me koronavirus.

Kosova vazhdon të përballet me numër të madh të viktimave rritjen e rasteve me koronavirus në muajin e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se që nga marsi e deri më sot janë 8 mijë e 554 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, nga 8 mijë e 554, prej tyre 236 kanë vdekur, kurse 4 mijë e 730 persona kanë arritur që të shërohen nga koronavirusi.

Bazuar në këto të dhëna në tërë Kosovën janë 3 mijë e 588 raste aktive me koronavirus.

Theksojmë se IKSHPK-ja ka bërë të ditur dje se vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 224 raste të reja dhe 10 persona kanë vdekur, kurse 152 janë shëruar.

Komento: