Rëndohet situata në Kosovë, shkon në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi

21:44 | 01 Korrik 2020

Ka shkuar në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vendin tonë.

Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e mërkurë.

Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 54.

Të martën, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 51 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

Njëra nga tri viktimat e regjistruara sot është nga Komuna e Gjilanit, ka bërë të ditur kryetari Lutfi Haziri.

Në Kosovë aktualisht janë 1.293 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2.991 raste pozitive, me 1.644 prej tyre që janë shëruar.

Komento: