Rëndohet situata në Mal të Zi, konfirmohet 57 raste të reja me koronavirus

19:47 | 12 July 2020

57 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi.

Në 24 orët e fundit, 57 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Mal të Zi, dhe janë testuar 433 persona, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi.

“Gjatë ditës u raportuan edhe tre vdekje të tjera në të cilat shkaku i vdekjes dyshohej të ishte një infeksion i ri koronavirus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit mbetet 14”, njoftoi Instituti.

Që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 897, 14 vdekje dhe aktualisht në procesin e shërimit janë 13 persona, teksa numri i rasteve aktive është 870, raportojnë mediat e Malit të Zi.

Komento: