Rëndohet situata në Nju Jork, 630 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve

21:25 | 04 April 2020

Nju Jorku është goditur fuqishëm nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 630 vdekje, ka thënë guvernatori, Andreë Cuomo.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë shtet të SHBA-së, ka arritur në 3.565.

Tani, shteti ka regjistruar 113.704 raste të të infektuarve, shumica prej të cilëve, 63,306 në qytetin e Nju Jorkut.

Shtetet e Bashkuara deri më tash kanë mbi 278,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 7,000 viktima.

Shteti i Nju Jorkut mbetet zona e goditur më së keqi dhe guvernatori Andreë Cuomo ka kërkuar ndihmë nga pjesët e tjera të SHBA-së.

Komento: