Rëndohet situata në Spanjë, rreth 800 persona vdesin për një ditë nga koronavirusi

13:37 | 27 March 2020

Gjendje e rëndë në Spanjë, 769 viktima nga koronavirusi brenda 24 orëve.

Në Spanjë, gjendja me numrin e viktimave nga koronavirusi po vazhdon të përkeqësohet.

Autoritetet kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka arritur në 769.

Ministria përmes një njoftimi, ka thënë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 tani është 4 mijë e 838.

Spanja tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin në përpikmëri masat e rekomanduara nga OBSH në atë formë që të ndalet përhapja e mëtutjeshme e virusit.

Komento: